Tenis/ Një 18-vjeçar fiton titullin e parë, Alcatraz: Emocioni më i madh në jetë
Carlos Alcaraz arriti që të fitojë titullin e parë Masters 1000 në karrierën e tij, pasi mundi norvegjezin Casper Ruud në finalen e zhvilluar të dielën.
Spanjolli 18-vjeçar, i cili renditet i 16-ti në botë, ashtu dhe Ruud luajtën finalen e tyre të parë, por në fund ishte Alcaraz ai i cili triumfoi duke shënuar emrin e tij në listën e fituesve të Miami Open.
Carlos mundi Casper Ruud në sete të drejtpërdrejta, 7-5, 6-4 duke arritur që të regjistrojë një sukses të jashtëzakonshm e duke dhënë sinjale se e pret një e ardhme e ndritur.
Kjo fitore iu dedikua trajnerit të tij dhe ish-tenistit të njohur Juan Carlos Ferrero. Legjenda spanjolle e tenisit humbi babanë e tij disa ditë më parë, por u kthye nga vendlindja për në Miami për të qenë vetëm me Alcaraz për në finale.

Pas ndeshjes spanjolli tregoi se ishte emocioni më i madh që ai kishte përjetuar ndonjëherë, ndërsa nuk fshehu faktin se kishte qenë shumë nervoz gjatë ndeshjes, edhe pse ishte i bindur se do të arrinte të fitonte këtë përballje.
Adoleshenti i talentuar u bë fituesi i tretë më i ri i një titulli “Masters 1000” pas bashkatdhetarit Rafael Nadal dhe amerikanit Michael Chang.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



