Premier League

Tension pas derbit të Manchesterit, shishe dhe shkelma në dhomat e zhveshjes

Pavarësisht shtrëngimit të duarve mes Mourinhos dhe Guardiolës, në përfundim të derbit të Manchesterit, situate nuk ka qenë aspak e qetë në dhomat e zhveshjes. Mediet angleze raportojnë se rreth 20 futbollistë të të dyja skuadrave janë përfshirë në një sherr masiv, duke goditur njëri-tjetrin me shishe uji dhe shkelma.

Nga incidentet, raportohet se ka mbetur i dëmtuar edhe ndihmësi i Pep Guardiolës, Mikel Arteta, që ka marrë goditje nga disa shishe uji. Mediet angleze raportojnë se shkak i rritjes dhe degjenerimit të tensionit, ka qenë festa e tepruar e futbollistëve të Cityt, veçanërisht e portierit Ederson, për fitoren në shtëpinë e Manchester Unitedit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency