La Liga

Tension tek Atletico/ Tifozët ofendojnë Griezmann, shoku i del në mbrojtje (VIDEO)

Situatë e keqe dhe tension tek Atletico Madrid. Humbja 0-2 ndaj Villarealit u përjetua keq nga lojtarët e Diego Simeones, por edhe nga tifozët “Colchoneros”.

Pas fundit të ndeshjes, trajneri argjentinas urdhëroi lojtarët e stolit dhe ata që u futën si zëvendësues të kryenin disa ushtrime fizike në terrenin e “Wanda Metropolitana”.

Ndërkohë, një pjesë e tifozëve që nuk ishin larguar akoma nga stadiumi, të trishtuar nga humbja, filluan të ofendonin lojtarët e ekipit të zemrës.

 

Më i shënjestruari ishte Antoine Griezmann, të cilit i doli në mbrojtje Mario Hermoso. Qendërmbrojtësi spanjoll u revoltua nga fyerjet e tifozëve dhe nuk duroi më.

Ai reagoi dhe vetëm ndërhyrja e Kondogbias dhe forcave të sigurisë evituan përplasjen mes lojtarit dhe tifozëve të acaruar, pamje që janë bërë virale.

 

Tension i madh, por vetëm kaq për fat të mirë, pasi tifozët nisën të largoheshin dhe lojtarët e Atleticos vazhduan përgatitjet e tyre në fushën e blertë.

 

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency