Serie A

Tentoi blerjen e Chelsea, manjati indian gati të investojë te Milani

Vivek Ranadive po tenton të bëhet pjesë e Milanit. Nuk është futbollist, por një manjat indiano-amerikan, i cili ka nisur bisedimet me RedBird për të investuar te kampionët e Italisë.

65-vjeçari është pronari i Sacramento Kings në NBA, ai tentoi edhe blerjen e Chelsea pas largimit të Roman Abramovich, ndërsa tani ka hedhur sytë nga Serie A, dhe është afër shtatë herë kampionëve të Europës.

Bisedimet me Gary Cardinale, shefi i RedBird që ka blerë kuqezinjtë, po avancojnë dhe Ranadive po synon të arrijë sa më shpejt akordin zyrtar. RedBird ka rënë dakord për t’i paguar fondit Elliot 1.2 miliardë euro deri në muajin shtator, dhe po kërkon investitorë të ndryshëm për të përfunduar marrëveshjen.

Ranadive është gati ta shfrytëzojë këtë mundësi. Ai kishte vetëm 50 dollarë kur u largua nga India për të provuar, shijuar e realizuar ëndrrën amerikane.

Manjati njihet për kreativitetin dhe idetë e tij novatore, teksa e vuri pasurinë falë botës teknologjike, fillimisht me Teknekron dhe më pas me themelimin e TIBCO në vitin 1997, kompani e specializuar në prodhimin e softuerëve.

Ranadive ka miliona gati për të investuar për Milanin, tepër të nevojshme për pronarët e rinj dhe për merkaton e klubit. Me Sacramento King, ai kreu një mrekulli financiare.

Klubin e basketbollit amerikan e bleu për 534 milionë dollarë në vitin 2013, ndërkohë që sot kushton plot 2.06 miliardë!

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency