Kombëtare

“Tentuam Mourinhon, i ofruam kontratë të përkohshme”, ëndrra afrikane nuk realizohet

Nigeria shkarkoi nga detyra trajnerin Gernot Rohr disa ditë më parë dhe drejtuesit e Federatës së vendit të madh afrikan po kërkojnë për pasuesin e tij.

Dëshira e madhe quhet Jose Mourinho, por trajneri portugez ndodhet nën kontratë me Romën dhe ka refuzuar propozimin e Nigerisë.

“Special One” iu ofrua një kontratë e veçantë: drejtimi i Nigerisë vetëm për Kupën e Kombeve të Afrikës, por përgjigja ishte negative në lidhje me idenë e kontratës së përkohshme.

Po, e vërtetë, kemi biseduar me Mourinhon, nuk e mohoj dot. Edhe Ministri i Sporteve ka biseduar me të, por ai na refuzoi”, deklaroi Amaju Pinnick, presidenti i Federatës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency