“Tërheqja e veshit” nga Çeferin, Rama “harron” ta japë lajmin në rrjetet sociale
Vizita 6-orëshe e presidentit të Uefa-s, Aleksandër Ceferin, në Tiranë ishte dhe një mesazh për politikën shqiptare, që të mbajë larg duart nga futbolli. Takimi që ai pati me kryeministrin Edi Rama, pas ndërhyrjeve të javëve të fundit në procesin zgjedhor për kreun e FSHF, pavarësisht se larg syrit të mediave, ishte e qartë se në thelb të saj, si temë kryesore, kishte ndërhyrjet politike. Numri 1 i UEFA-s u përpoq, pavarësisht situatës, të krijonte një frymë pozitive, por përpos kësaj, postimet si në të shkuarën, për të tilla takime, munguan nga kreu i qeverisë shqiptare, që kryesisht me situatën në favor, nxiton në postimet e tij në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë një foto e takimit me kreun e UEFA-s mungoi. A është kjo një shenjë nga ana e Kryeministrit se beteja e tij dhe e kryebashkiakut është një betejë donkishotiane me mullinjtë e erës, që në këtë rast është futbolli dhe rezultati, humbja.
Kryeministri, si rrallë herë, nuk reagoi për takimin me kreun e UEFA-s, duke konfirmuar pak a shumë atë që dihej, që vizita e Ceferin në kryeqytetin shqiptar ishte një “tërheqje veshi” për politikën, që punët e futbollit t’ia lërë njerëzve të futbollit.
Në vitin 2008, politika e dënoi për pak kohë futbollin me një pezullim, për dëshirat e saj për të ndërhyrë në çështjet e lojës, por këtë herë ndërhyrja e drejtpërdrejtë, me presione dhe një fjalor të ngarkuar verbal ndaj njerëzve të sportit, mund të sjellë pasoja dhe më të rënda se një pezullim i thjeshtë, aq më tepër që është dhe një finale e Conference League në mes, që, në rast të një tërheqjeje të UEFA-s nga Tirana, do të përbënte një humbje të madhe, jo vetëm për futbollin, që luftoi aq shumë për ta sjellë në Shqipëri, por mbi të gjitha për vendin, në aspektin e imazhit, atë financiar, por dhe politik, si pasojë e një loje të nisur nga vetë ajo, e paftuar dhe e padëshiruar dhe me një fund që dënon futbollin, aq sa dhe presidenti UEFA-s në mirëbesim është shprehur se është në të mirë të Shqipërisë, që ai është ballkanas dhe dhe e kupton situatën në vendin tonë, dhe në rajon shpeshherë është përballur me situata të vështira të ndikimit të shtetit në futboll, por si në rastin e Shqipërisë, nuk e ka hasur diçka të tillë kurrë.
Postimet e fundit të Kryeministrit:





