Futboll

Tërhiqet Ezequiel Lavezzi, e mbyll karrierën në Kinë!

Ish sulmuesi i Napolit dhe Paris Saint Germain Ezequiel Lavezzi, ka komunikuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 34-vjeçare. E ka bërë me një mesazh në rrjetet sociale përpara ndeshjes së tij të fundit me klubin kinez Hebei. “Do të jetë ndeshja ime e fundit si futbollist profesionist. Kam qenë shumë i lumtur brenda fushës së blertë. Po iki tani që ndihem akoma i dobishëm. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen”, shkruan Lavezzi. Në 3 vitet e gjysmë që luajti në Kinë Il Pocho ka arritur të realizojë 35 gola. Ndërkohë me kombëtaren argjentinase Lavezzi numëron 51 paraqitje dhe 9 gola të shënuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency