Testi i parë miqësor, Inzaghi “i bën vend” në formacion Dybalës
Interi zhvilloi testin e parë miqësor përballë një skuadre amatore në Milano dhe ia doli të fitojë 10-0, teksa përveç sulmuesve Lautaro e Lukaku, në listën e golashënuesve e shënoi emrin edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
Por përtej rezultatit, ajo që vlen të përmendte është fakti që Inzaghi ka filluar të mendojë edhe për Paulo Dybalën, pasi ka hedhur në fushë një skuadër me tre sulmues, duke aktivizuar nga fillimi Lautaron, Lukakun dhe Correan.
Në fakt është diskutuar shumë për mënyrën si mund të përfshihet Dybala në rreshtimin e preferuar të Inzaghit dhe në pritje që sulmuesi argjentinas të transferohet në Milano, trajneri zikaltër ka nisur edhe provat për të ndryshuar skemën.
Ajo që binte në sy, ishte që skuadra luante me tre sulmues, me Correan që nisej disi më mbrapa dyshes Lukaku-lautaro dhe këta të fundit që alternonin shpesh krahët me njëri-tjetrin.
Tani nuk mbetet gjë tjetër, veçse drejtuesit të krijojnë kushtet e duhura për të sjellë Dybalën në Milano dhe për të kompletuar treshen që shumë zikaltër kanë nisur ta ëndërrojnë tashmë.
Golat dhe rastet e miqësores së parë sezonale të zikaltërve…



