Testi kalon me sukses, Algjeria fiton Kupën Arabe në Katar
Algjeria fitoi Kupën e parë Arabe falë një suksesi 2-0 kundër Tunizisë, pas golave në kohën shtesë nga zëvendësuesi Amir Sayoud dhe Yacine Brahimi në Al Khor, një triumf ky që konfirmon pretendimet e tyre për Kupën e Kombeve të Afrikës.
Ky sukses gjithashtu nënvizon dominimin e algjerianëve në Afrikën e Veriut, në një turne që shërbeu si një provë gjenerale para Kupës së Botës për organizatorët e Katarit.
Kampionëve afrikanë iu deshën 99 minuta për të gjetur golin e hapjes me anë të Sayoud, kundër një Tunizie të frikshme, e cila krijoi mundësi të shumta shënimi, por nuk arriti të kapitalizojë.
Më gjuajtjen e fundit të lojës, “hajmalia” Yacine Brahimi vulosi suksesin 2-0 në minutën e 125-të, për të kurorëzuar me meritë Algjerinë kampione pas një turneu mjaft të mirë.
Si Algjeria, ashtu edhe Tunizia demonstruan anën më të mirë dhe më të keq të derbit të Afrikës së Veriut, me kombinime të shpejta dhe aksione të ndërtuara bukur, si dhe pasazhe të dobëta e ndërprerje teatrale të ndeshjes.
Gjithçka dukej e barabartë në Doha derisa Sayoud goditi me këmbën e majtë në kohën shtesë, për të mos i lënë asnjë shans portierit të Tunizisë Mouez Hassen.
Tunizia u përgjigj me shanse për Mohamed Benalarbi dhe Ghailene Chaalali, por pikërisht kur u hodh e tëra në sulm, përditoi Brahimi, që shënoi golin e dytë dhe vendosi ndeshjen, duke përfunduar një turne dyjavor që zëvendësoi Kupën e Konfederatave, si një event përgatitor për Kupën e Botës.
Kontinenti afrikan kishte gjashtë përfaqësues në turne, i organizuar për herë të fundit në 2012, por i ringjallur nga FIFA në një format të zgjeruar me 16 ekipe për të përfshirë më shumë pjesëmarrës nga e gjithë bota arabe dhe për të testuar gatishmërinë e Katarit për Kupën e Botës.
Fitorja e Kupës Arabe nga ana e Algjerisë, përforcon kredencialet e tyre për të mbrojtur kurorën kontinentale në janar, kur ata fillojnë fushatën e tyre ndaj Bregut të Fildishtë, Guinesë Ekuatoriale dhe Sierra Leones në Grupin E.
Në Katar, skuadra e Afrikës ishte pa yjet e tyre të mëdhenj, përfshirë Riyad Mahrez i Manchester City-t, apo edhe Bennacer i Milanit.
Megjithatë shumë përfaqësuese ishin me skuadra rezervë sepse klubet nuk ishin të detyruara të lironin lojtarët e tyre për Kupën Arabe, një turne jashtë kalendarit të FIFA-s.
Ai i lejoi trajnerët të eksperimentojnë dhe vlerësojnë një numër lojtarësh të veçantë në një përpjekje për t’u përgatitur për Kupën e Kombeve të muajit të ardhshëm.
Më shumë se 500,000 bileta u shitën për 32 ndeshjet në gjashtë stadiume, të gjitha pritëse të Kupës së Botës, pjesa më e madhe e të cilave shkoi për banorët e Katarit.
Kupa Arabe lejoi organizatorët e Kupës së Botës 2022 të Katarit të testonin operacionet dhe të organizonin ndeshjet në një mënyrë bio-të sigurtë përmes prezantimit të ID-ve të tifozëve dhe një aplikacioni lokal për gjurmimin e kontratave.
Çerekfinalja mes Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në stadiumin Al-Bayt tërhoqi 63,439 tifozë, numri më i lartë ndonjëherë për një ngjarje sportive në Katar.
Turneu konfirmoi besueshmërinë e Katarit pritës përpara finales globale të vitit të ardhshëm, e cila do të nisë më 21 nëntor dhe do të shënojë kulmin e dekadës së super-zhvillimit të vendit.
Katari projekton të shpenzojë 200 miliardë dollarë në infrastrukturë, duke përfshirë 6.5 miliardë dollarë drejtpërdrejt në Kupën e Botës, për të organizuar ekstravagancën 28-ditore vitin e ardhshëm, por reputacioni i vendit është dëmtuar disi nga akuzat për korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut.



