Kategoria Superiore

Teuta dhe Kukësi zhgënjejnë sërish/ Kastrioti siguron triumfin e parë, Erzeni merr pikë në “Niko Dovana”

Teuta ka zhgënjyer për të tretën javë radhazi, ndërsa deri më tani nuk ka marrë ende asnjë fitore. Derbi me Erzenin që u zhvillua në “Niko Dovana”, me pritës shijakasit përfundoi me barazim pa gola.

Skuadra e Renato Arapit vazhdon kështu të vuajë mungesën e fitores edhe ndaj një kundërshtari, që në letër e konsideronte si më të dobët.  Pas raundit të tretë të Kategorisë Superiore, Erzeni renditet në vend të tretë me 5 pikë, teksa Teuta në vend të tetë me vetëm 2 pikë.

Këtë të shtunë mbyllën javën e tretë edhe Kukësi-Kastrioti, me “verilindorët” që pësojnë disfatën e dytë radhazi. Skuadra e Skënder Gegës mori avantazhin në minutën e 61’ falë golit të Zivkovic, megjithatë gëzimi për ta zgjati vetëm 8 minuta, pasi Prenkocevic do të realizonte në minutën e 69.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 90’, kur Mehmeti përmbysi rezultatin dhe i dhuroi fitoren e parë krutanëve, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 1-2. Pas raundit të tretë Kukësi qëndron në vend të nëntë me vetëm 1 pikë, të marrë në barazimin e javës së parë me Tiranën, ndërsa Kastrioti qëndron në vend të gjashtë me katër pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency