Teuta e mbyll me tre veteranë, ja emrat e larguar
Eliminimi i shpejtë nga Ventspils në Europa League është pasuar me lëvizje të rëndësishme te Teuta. Drejtuesit e “Djemve të Detit” kanë vendosur të ndajnë rrugët me 3 elementë të rëndësishëm të skuadrës, pjesë e boshtit të formacionit bazë. Tomislav Busic, Gerhard Progni dhe Isli Hidi janë larguar nga Teuta, që me këtë lëvizje lehtëson financat e klubit.
Më marrëveshje është vendosur që karriera e tyre të mos vijë te skuadra bregdetare, edhe pse kontributi i tyre la qenë i ndryshëm gjatë sezonit që lamë pas.
Busic u afrua me shumë bujë janarin e shkuar, por kroati asnjëherë nuk u shfaq në nivelin e kërkuar. Vetëm 1 gol në 12 ndeshje, statistika që e bën të kuptueshëm zhgënjimin e drejtuesve të Teutës.
Krejt ndryshe ishte performanca e Gerahrd Prognit dhe e Isli Hidit. Tropojani regjistroi 30 ndeshje, duke shënuar 7 gola. Falë aftësive të tij, ai mund të përshtatej në disa role.
“Gardiani” i portës me eksperiencën e tij ishte vendimtar në arritjen në kupat e Europës. 33 takime në total dhe janë të shumta ndeshjet që e ka shpëtuar skuadrën e tij, me pritjet vendimtare.
Teuta sigurisht që do të kërkojë t’i mbushë boshllëqet e krijuara. Sa i përket portës, pasuesi i Hidit mund të jetë Stivi Frashëri, të cilit i ka përfunduar kontrata me Kukësin.



