Teuta e pafat, shtyllat i mohojnë fitoren ndaj Skënderbeut!
Lojë e bukur, shumë raste por asnjë gol në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana të Durrësit mes Teutës vendase dhe Skënderbeut. Të dy trajnerët Shkëmbi dhe Shehi e nisën sfidën me pjesën më të madhe të titullarëve pasi ky takim ishte një provë e vërtetë për të dyja skuadrat për të parë gjendjen e futbollistëve vetëm pak ditë para rifillimit të kampionatit. Teuta ishte e pafat në këtë sfidë pasi u ndal dy herë nga shtylla dhe një herë nga traversa, fillimisht ishte i riu Jazxhi që në pjesën e parë goditi shtyllën ndërsa në fraksionin e dytë Kamara e stampoi topin sërish në shtyllë. I pafat edhe sulmuesi i talentuar Vila që u ndal nga traversa ndërsa në minutat e fundit regjistroi një rast të rrezikshëm edhe Asani për Skënderbeun.



