Kategoria Superiore

Teuta-Egnatia nuk pranon rezultatet tjetër veç fitores, tri pikë për të shpëtuar sezonin

Teuta – Egnatia është një prej takimeve më të rëndësishme në javën e 33-të në “Abissnet Superiore”. Durrsakët, tani me statusin e ish-kampionit do të kërkojnë maksimumin në “Niko Dovana” përballë një kundërshtari direkt për zonën e “Play Out-it”.

Skuadra e Arapit nuk e njeh humbjen prej 5 javësh, me tre barazime dhe dy fitore, ndërsa një sukses i plotë ndaj rrogozhinasve do të siguronte matematikisht mbijetesën. Kjo për faktin se, durrsakët do ta çonin diferencën në +9 me Egnatian dhe gjithashtu, në takime direkte ndaj këtij kundërshtari, bilanci i përballjeve do të ishte pozitiv. Teuta prezantohet në këtë duel pas barazimit me Tiranën, me durrsakët të cilët në gjashtë ndeshjet e fundit kanë shënuar të paktën një gol, por problemi vijon të jetë mbrojtja, pasi në këto gjashtë sfida, në pesë prej tyre ka pësuar.

Në krahun tjetër, Egnatia, me rrogozhinasit të cilët do të kërkojnë maksimumin për të mbajtur të hapur garën për vendin e tetë. Tre humbje në pesë ndeshjet e fundit kanë thelluar diferencën me rivalët, por sot, stacioni “Niko Dovana” mund të jetë “treni” i fundit për të shmangur zonën “Play Out”.

Në Durrës, trajneri Ramadani i bën llogaritë pa Skerdilajt Levendin, i cili mungon për shkak kartonësh. Humbjet radhazi ndaj Kastriotit dhe Laçit kanë trazuar ujërat, por në anën tjetër rrogozhinasit do të kërkojnë maksimumin gjithashtu për të përfituar nga hapat fals të krutanëve, të cilët gjithashtu mbeten një kundërshtar direkt, ndërsa një sukses i plotë do të largonte matematikisht telashet e vendit të nëntë (rënie e menjëhershme nga kategoria).

Teuta do të presë për herë të parë në shtëpi Egnatian në këtë sezon, ndërsa në tre fazat e para, Teuta ka triumfuar në dy prej tyre, pikërisht në dy transfertat (0-1 të dyja) dhe është mundur në “Elbasan Arena”, në dhjetor, me Egnatian që iu fal dy golave të Artur Maganit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency