Kategoria Superiore

Teuta ka trajnerin e ri, prezantimi këtë të martë, në orën 18:00

Teuta e ka gjetur tashmë trajnerin e ri: ai do të jetë Bledi Shkëmbi. Ish-futbollisti korçar, i cili ka ka një përvojë të parë në stolin e “Djemve të Detit” në vitet 2018-2019, do të prezantohet si pasues i Arapit këtë të martë, në orën 18:00.

Ndërkohë sot stërvitjen e Teutës e kanë drejtuar provizorisht Bledar Hodo dhe Vangjel Mile.

“Sot dyshja e shtëpisë Hodo-Mile drejtuan seancën e parë të skuadrës në Durrës, për ndeshjen e javës së 4-t ndaj Kukësit. Ekipi është stërvitur normalisht dhe grupi është në gjendje optimale,” shkruhet në njoftimin e Teutës, që pret të zyrtarizojë Bledi Shkëmbin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency