Kategoria Superiore

Teuta konfirmon Maganin, përjashtohet Albi Dosti

Një përjashtim dhe një lojtar i gjobitur. Ky është konkluzioni i mbledhjes urgjente të zhvilluar te Teuta. Futbollisti që e ka pësuar është Albi Dosti, ndaj të cilit drejtuesit e klubit morën masën e largimit përfundimtar nga skuadra.

26-vjeçari, i cili ka qenë titullar i padiskutueshëm në këtë sezon, ku ka shënuar edhe një gol në portën e Partizanit është cilësuar si një prej shkaktarëve për formën e dobët të Teutës.

Gugash Magani  28 Tetor 2017

“Trajneri i ri duhet ti këpusë kokën tre-katër senatorëve. Unë prandaj po e jap dorëheqjen. Janë pa karakter dhe unë nuk arrita t’i hiqja”.

Klubi veproi pas deklaratave të Maganit për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” menjëherë pas humbjes së pësuar në Lushnje. Fillimisht drejtuesit e Teutës konfirmuan qëndrimin e trajnerit në stol, pavarësisht dorëheqjes së shfaqur dhe më pas e dëgjuan me kujdes rreth hapave që do të ndiqnin.

Përveç largimit të Dostit nga ekipi, klubi ka vendosur masë administrative me gjobë edhe mesfushorin 24-vjeccar, Ardit Hila për formën e dobët që ka shfaqur në fushën e lojës.

Te Teuta shpresojnë që mbledhja e zhvilluar, por edhe masat e marra ndaj skuadrës do të japin efekt menjëherë prej sfidës së kësaj fundjave, ku durrsakët do të presin në shtëpi Laçin, me synimin për tu larguar nga zona e rënies nga kategoria.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency