Kategoria Superiore

Teuta, mbrojtja ka sjellë qetësinë në skuadër

Teuta duket se ka lënë pas ecurinë negative të fazës së parë, me trajnerin Gugash Magani që ka gjetur ilaçin e duhur për të shëruar skuadrën e tij. Teuta është skuadra me mbrojtjen e dytë më të dobët në kampionat, pas Lushnjes, pasi në 12 javë ka pësuar 19 gola.

Pikërisht këtë aspekt ka rregulluar trajneri peqinas, pasi në 4 ndeshjet e fundit, janë pësuar 3 gola, duke regjistruar 2 fitore dhe 2 barazime. Për një ekip që në 8 javët e para kishte pësuar 16 gola, me një mesatare dy për ndeshje, ky është një ndryshim shumë i madh, pasi mbrojtja sjell qetësinë në skuadër dhe në një kampionat të luftuar, ruajtja e ekuilibrave është shumë e rëndësishme.

8 pikët e grumbulluara në këto 4 javë kanë rikthyer humorin në skuadër dhe sigurisht që për Teutën tashmë nis sezoni i vërtetë. Paradoksi qëndron tek fakti se skuadrat që kanë bërë investime shumë herë më të mëdha se Teuta në repartin e sulmit, po hasin vështirësi, ndërkohë që djemtë e detit kanë për momentin sulmin e 3-të më të mirë, pas Skënderbeut dhe Kukësit.

Parë në këtë aspekt, kuptohet më mirë që ‘thembra e Akilit’ tek Teuta në startin e këtij sezoni, ishte mbrojtja me golat e pësuar, një e metë e evidentuar nga stafi teknik, çka ka sjellë rikuperimin e problemeve dhe ringritjen në klasifikim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency