Conference League

Teuta, me formacion sulmues për të tentuar përmbysjen ndaj Shamrockut

Në orën 20:00, në “Elbasan Arena”, Teuta do të tentojë të bëjë mrekullinë përballlë Shamrock Rovers, për t’u kualifikuar në fazën play off të Conference League. Ekipi durrsak duhet të përmbysë humbjen që pësoi në ndeshjen e parë në fundin e takimit. Janë zbuluar formacionet e të dyja skuadrave dhe ajo që bie në sy në 11-shen e “Djemve të Detit” është aktivizimi sërish i Albano Aleksit në qendër të mbrojtjes, Xhekson ul në stol Kotobellin në krahun e majtë të prapavijës, ndërsa në formacionin titullar rikthehet Sebino Plaku, që bashkë me Kallakun dhe Emiljano Vilën do të jenë në mbështetje të Seferit.  

Sa i përket formacionit të Laçit, që në të njëjtën orë zbret në fushë për përballur me Anderlchtin, Duro, në mungesë të Mentor Mazrekajt ka qenë i detyruar të aktivizojë Zylfiun në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në sulm do të jenë Ademi, Zarubica dhe Guindo. Kujtojmë që takimin e parë në “Elbasan Arena” kurbinasit e kanë humbur me rezultatin e thellë 0-3.    

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency