Conference League

Teuta udhëton drejt Andorrës, përmbysja mision i vështirë

Humbja e pësuar të enjten e shkuar ndaj Inter Club d’Esclades ishte befasuese dhe zhgënjyese për skuadrën kampione të Shqipërisë, Teutën. Në letër ishte ekipi shqiptar që e kishte më te thjeshtë kalimin në raundin e tretë kualifikues të Conference Leagues, por rezultoi skuadra më dështuese e asaj dite.

Me gjithë respektin për kundërshtarin, është e papranueshme që kampionët e një futbolli modest si ai i Andorrës të imponohen brenda në shtëpinë tënde, madje me një rezultat të pastër 0-2, gjithsesi çfarë kaloi, kaloi dhe Teuta do të kërkojë të shpëtojë nga turpi duke synuar kualifikimin në takimin e kthimit që do të zhvillohet këtë të martë në “Andora La Vela” në orën 17:45.

Edi Martini nuk ka më Rustem Hoxhën që e përfundoi aventurën e tij tek Teuta, po ashtu si bëri një ditë më herët edhe Florent Avdyli, ndërkohë që i dëmtuar vijon të jetë Lorenco Vila.

Për të përmbysur atë humbje në “Niko Dovana”, skuadra e mbretëreshës do të duhet të shënojë 3 herë pa pësuar, ose të fitojë me dy gola diferencë për ta dërguar në shtesë, më e thjesht ta thuash se sa ta realizosh sepse Teuta në 3 ndeshjet e zhvilluara gjatë kësaj vere në Europë nuk ka shënuar asnjë gol.

Gjithsesi kundërshtari nuk është i frikshëm dhe shanset janë për ta përmbysur humbjen në ndeshjen e parë, por sigurisht që asgjë nuk mund të ndodhë nëse performanca zhgënjyese e ofruar në Durrës, do të përsëritej edhe në stadiumin kombëtare të Andorrës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency