Futboll

Tevez bën me “dhimbje koke” ish-klubin e tij, trajneri me të njëjtin objektiv në merkato

Carlos Tevez sapo ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij teksa tashmë mban statusin e trajnerit, ndërsa është emëruar në krye të Rosario Central. Argjentinasi e ka marrë seriozisht dhe menjëherë kërkon të vendosë në funksion lidhjet e tij për të përforcuar skuadrën, teksa pretendon shërbimet e Angel Di Maria.

Rosario është klubi ku Di Maria ka hedhur hapat e parë me ish-sulmuesin e PSG që e ka pranuar se karrierën do ta mbyllë pikërisht në Argjentinë. Megjithatë, Tevez kërkon të shpejtojë planet e bashkëkombasit të tij ndërsa në këtë formë rrezikon të “hedhë në erë” edhe planet e ish-klubit të tij, Juventus që prej kohësh i ka bërë një ofertë prej shtatë milionë euro Di Marias.

Megjithatë, nga Ibiza, aty ku 34-vjeçari është me pushime ende nuk ka një përgjigje për italianët, ndaj Tevez do të provojë deri në fund të bindë Di Marian të luajë nën urdhrat e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency