Premier League

“Thatësira” e golave nga Salah, Klopp: Është normale, në Spanjë mendojnë ndryshe për Liverpool-United

Pas kualifikimit në finalen e FA Cup ndaj Manchester City-t, Liverpool e pret një tjetër ndeshje me shumë intensitet. Fjala është për atë së të martës e vlefshme për llogaritë e kampionatit, ku të kuqtë presin në shtëpi Manchester United. Djajtë e Kuq pas triumfit të fundit, e shohin sërish mundësinë për ta mbyllur sezonin në vendin e katërt dhe për t’u kualifikuar në Champions sezonin e ardhshëm.

Ndaj, për të besuarit e Jurgen Klopp pritet një ndeshje e vështirë ndërsa tekniku gjerman theksoi se bëhet fjalë për dy nga klubet më të mëdha në botë, ndërkohë që komentoi edhe “thatësirën” e golave nga ana e Mohamed Salah, i cili për herë të fundit ka shënuar nga pika e bardhë ndaj Brighton më datë 12 mars.

“Është diçka normale rrugëtimi në të cilin po kalon Salah, kam biseduar me të edhe për problemet fizike që ka pasur në muajt e fundit. Më pëlqeu ndaj City-t, bëri një ndeshje të bukur dhe mendoj se është çështje kohe deri në momentin kur të rikthehet te goli. Ka qenë i pafat në ndeshjet e fundit, por momenti i tij do të vijë me patjetër.

Ndaj United do të jetë një ndeshje masive, mes dy nga klubeve më të mëdha në botë. E di që në Spanjë mund të mendojnë ndryshe sa i përket kësaj, por kjo ndeshje ka shumë histori. Është një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ata do të luajnë për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve. Por, ne duhet të mundohemi që United të mos e arrijë objektivin duke marrë pikët tona, do të jetë një 90-minutësh shumë intensiv”, u shpreh Klopp.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency