Thellohet skandali i “çështjes” Pogba, Paul: Më drejtuan armët, u thashë se do paguaja
Dy ditë pas arrestimit të Mathias Pogba në kuadër të hetimeve për tentativë e zhvatjes së vëllait të tij, gazeta “Le Monde” publikon një fragment të vogël nga dëshmia e futbollistit të Juventusit, Paul Pogba para gjykatësit në lidhje me atë që ndodhi natën e 19 marsit.
“Më kujtohet se kisha frikë. Dy djem më drejtuan armët. Papritmas, i sulmuar dhe i kërcënuar, u thashë se do të paguaja”,- tha mesfushori.
Pesë burra me kapuç, mes të cilëve me sa duket edhe Mathias Pogba, e çuan francezin në një apartament në Chanteloup-en-Brie, një qytet që ndodhet rreth 37 kilometra nga qendra e Parisit, ku ai u kërcënua. Sulmuesit, tani në paraburgim parandalues, i kërkuan në atë pagesën e trembëdhjetë milionë eurove, për mbrojtjen që këta djem i dhanë atij për disa vite.



