Lajme

Theu urdhrin e karantinimit, gjobitet vëllai i Dybalës

Vëllai i Paulo Dybalës, Gustavo është gjobitur nga qeveria në Argjentinë, pasi ka thyer rregullat e karantinës, duke dalë nga shtëpia me të fejuarën e tij.

Çifti janë parë nga fqinjët e tyre në një kompleks vilash dhe janë denoncuar në polici, e cila ka marrë masa menjëherë dhe ka gjobitur Gustavo Dybalën.

Kujtojmë që edhe në Argjentinë ka masa të forta për të shmangur përhapjen në masë të koronavirusit, teksa përveç izolimit, po aplikohet edhe vetkarantinimi i të kthyerve së fundi në vend.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency