Lajme

Thiago Motta: Rey Manaj ka punuar shumë, e meriton këtë moment

Rey Manaj u huazua në merkaton e verës nga Barcelona B te Spezia. Fillimi i aventurës me bardhezinjtë nuk ishte aspak i thjeshtë, por sulmuesi i kombëtares shqiptare po bën shumë mirë në Serie A.

25-vjeçari lushnjar ka realizuar katër gola në kampionat me Spezian, duke merituar elozhet e trajnerit Thiago Motta, i cili u ndal edhe te Manaj në konferencën për shtypin përpara sfidës ndaj Sassuolos.

Gjithçka që ka bërë deri më tani është meritë e tij. Rey ka luajtur pak në fillim të sezonit, më pas nisi të luante më shumë për shkak të punës së madhe që ka zhvilluar.

Ai mund të rezultojë vendimtar duke luajtur si titullar dhe duke ardhur nga stoli, njësoj siç ndodhi ndaj Cagliarit. I them thjesht të vazhdojë kështu përpara”, deklaroi Thiago Motta.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency