Thirrja e Artetës: Kemi financa solide, pres përforcime në verë
Arsenal po lufton fort për t’u rikthyer në Champions League sezonin e ardhshëm. “Topçinjtë” nuk kanë qenë konkurrues në kampionat në vitet e fundit, por ndryshe po ndodh këtë sezon.
Skuadra e Mikel Artetës ka grumbulluar 10 pikë në katër ndeshjet e fundit dhe ndodhet dy pikë larg United të vendit të katërt, me tre ndeshje më pak se djemtë e Rangnick.
Trajneri spanjoll ka lëshuar një mesazh për drejtuesit e klubit në prononcimin e fundit, duke u kërkuar të kryejnë përforcime në merkato. “Ky është momenti ku duhet të kalojmë në një nivel tjetër.
Situata financiare është stabilizuar, kështu që ka ardhur koha të rrisim cilësinë e skuadrës. Aubameyang? Ekzistonte një mundësi për ta zëvendësuar, por u treguam të guximshëm.
Ne vendosëm të fokusoheshim vetëm në operacione të qëndrueshme”, deklaroi Mikel Arteta. Arsenali luan sot në transfertë kundër Watfordit që po lufton për mbijetesën, sfidë që do të fillojë në orën 15:00.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



