Katar 2022

Thomas Partey çon Ganën në “Katar 2022”, lot për Nigerinë

Gana është përfaqësuesja e parë afrikane që siguron një biletë për në finalet e Botërorit Katar 2022”. “Yjet e Zinj” barazuan 1-1 në fushën e Nigerisë dhe falë golit në fushën kundërshtare (ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0) siguruan kualifikimet për në Botëror. Heroi i përfaqësueses ganeze rezultoi futbollisti i Arsenalit, Thomas Partey, që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10-të falë pasimit të marrë nga Mensah.

Nigeria ia doli të barazonte rezultatin me Troost-Ekong në minutën e 22-të, por ky finalizim nuk mjaftoi për vendësit, që u duhej patjetër një gol i dytë për të shkuar në Katar.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency