Thomas Tuchel i thojë jo Bayernit, e pret Arsenali
Thomas Tuchel ka refuzuar ofertën e Bayernit të Mynihut, për të pasuar Jupp Heynckes në përfundim të sezonit. Sipas “Bild”, 44-vjeçari ka plane të tjera, madje sikurse ka njoftuar “Kicker”, që u referohet burimeve nga Anglia, është shumë pranë Arsenalit.
Është pikërisht mundësia që po i jepet për të marrë drejtimin e “Topçinjve” arsyeja pse ka refuzuar bavarezët.
Arsene Wenger ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2019, por rezultat e këtij sezoni, sidomos në Premier League (ndodhet në vendin e 6-të) do ta detyrojnë të dorëhiqet. Situata mund të ndryshojë vetëm nëse fiton Europa League-n, trofe që i jep të drejtë të marrë pjesë ne Champions sezonin e ardhshëm.
Me këtë zhvillim të fundit drejtuesit e Bayernit duhet të vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një emri të përshtatshëm për të vijuan punën e Heynkes, i cili e ka bërë të qartë se do të largohet në përfundim të sezonit.



