Futboll

Thuchel: Unë në Serinë A? Dua të qëndroj gjatë te Chelsea

Thomas Tuchel po kalon një moment të jashtëzakonshëm në karrierën e tij. Pas suksesit në Ligën e kampionëve, tashmë “blutë” e Londrës kryesojnë me meritë Premier League-n pas 7 javëve të para. Skuadra tashmë ka një identitet dhe kjo për meritë të teknikut gjerman. 48-vjeçari ka treguar se gjithmonë ka ëndërruar të drejtojë një skuadër italiane, por për momentin është i lumtur në Londër.

“E ardhmja ime në Itali? Momentalisht jam shumë i lumtur këtu, nuk dëshiroj më shumë. Shpresoj të qëndroj sa më gjatë te Chelsea. Asnjëherë nuk e kam fshehur dëshirën për të drejtuar një skuadër italiane, pasi që kur isha fëmijë mendoja për kampionatin italian. Është një vend i mrekullueshëm për të punuar, një ligë tepër e fortë nga ana taktike, që të fut në detajet më të vogla dhe për çdo trajner besoj është një dëshirë për të punuar aty,” – u shpreh fillimisht tekniku, Tomas Tuchel.

Sa i përket realitetit dhe së tashmes, Tuchel është i lumtur me skuadrën, duke pranuar se kampionati sapo ka nisur dhe skuadra e tij ka ende për të përmirësuar. Më pas u ndal edhe te blerja e Lukakut.

“Më vjen keq për tifozët e Interit, por ne kishim nevojë për të. Ne, trajnerët, përpiqemi gjithmonë të përmirësojmë skuadrën me lojtarë që kanë cilësitë e duhura dhe Lukaku për mua ishte i domosdoshëm. Ai gjithashtu ndihmon shumë edhe lojtarët e rinj, për t’u rritur dhe për të larguar presionin që sjell ekipi i parë. Personalisht, mendoj se edhe për Lukakun ishte një lëvizje e duhur, për të luajtur dhe fituar aty ku filloi. Do të jetë një sezon i gjatë dhe ne do të luajmë për të fituar gjithçka.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency