Premier League

“Thumbon” Conte: S’mund t’i gjej pika të dobëta City-t

“Është shumë e vështirë t’i gjesh pika të dobëta Manchester City-t, duket e pamundur për ta ndalur. Kanë një trajner shumë të mirë, para për të shpenzuar gjatë merkatos dhe një marrëdhënie të shkëlqyer mes teknikut dhe dhe klubit. Kjo është rezultati final i këtij bashkëpunimi. Duhet të kesh admirim të madh për këtë skuadër.”  

Këto janë fjalët e Antonio Conte, në konferencën për shtyp para përplasjes me City-n në “Etihad”, që sigurisht nuk do t’i kenë pëlqyer presidentit të Chelsea-t Roman Abramovic, sepse në njëfarë mënyrë janë një mesazh i drejtpërdrejtë për manjatin rus, që nuk u është përgjigjur kërkesave të italianit në merkato.

“Shoqëria duhet të tregojë ambiciet e saj, jo trajneri. Ai që drejton skuadrën thjesht duhet të punojë fort, por ambicia duhet të jenë në radhë të parë e klubit.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency