Thyen rregullat e shtet-rrethimit, 3 muaj arrest shtëpie për futbollistin serb!
Në Serbi nuk bëjnë shaka me koronavirusin dhe këtë e di shumë mirë Aleksandar Prijovic ish-sulmuesi i Parmës dhe PAOK-ut të Selanikut aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite. 29-vjeçari ka thyer rregullat e shtet-rrethimit që ka vendosur qeveria serbe për mospërhapjen e koronavirusit dhe për këtë arsye është dënuar me 3 muaj arrest shtëpie pasi është kapur nga policia në hollin e një hoteli në Beograd në praninë edhe të 19 personave të tjerë. Prijovic të premten e kaluar shkeli rregullat që ndalojnë daljen nga shtëpia nga ora 17 e pasdites deri në 5 të mëngjesit. Kush thyen rregullat në mënyrë të përsëritur në Serbi gjatë emergjencës së koronavirusit rrezikon deri në 3 vjet burg.



