Thyhet rekordi në MLS, New York City FC nënshkruan me një 14-vjeçar
New York City FC njoftoi të hënën nënshkrimin me Máximo Carrizo, adoleshent 14-vjeçar me origjinë argjentinase, i lindur në Nju Jork dhe i stërvitur në Akademinë “Celestes”. Me këtë blerje ata thyejnë rekordin për nënshkrimin më të ri në historinë e MLS.
https://twitter.com/NYCFC/status/1498387778744242176?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498387778744242176%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fus.as.com%2Fus%2F2022%2F02%2F28%2Ffutbol%2F1646086564_095451.html
14 janarin e kaluar, Real Salt Lake e kishte thyer këtë rekord me ardhjen e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Axel Kei, 14 vjeç e 15 ditë në atë kohë. Bashkë me njoftimin e bërë këtë ditë, u bë e ditur se Carrizo mbushi 14 vjeç pikërisht më 28 shkurt dhe, për rrjedhojë e thyen rekordin e Axel Key.



