Thyhet Valencia, Osasuna i merr vendin e nëntë
Valencia mposhtet 1-2 nga Osasuna “Mestalla” dhe shkëmben vendin në klasifikim pikërisht me ekipin navarr. Skuadra e drejtuar nga Bordalas Jimenez luan thjesht për të mbyllur sezonin në një pozicion sa më të mirë, por duket e pamundur që të arrihet zona europiane.
Të tre golat e sfidë u shënuan në pjesën e dytë, me miqtë që zhbllokuan rezultatin me Avilan me 11-metërsh, për të ardhur më pas te finalizimi i saktë i Budimir, që e çoi rezultatin në shifrat 0-1. Këmbëngulja e Valencias u shpërblye me gol në minutën 83-të, me Soler që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, por vetëm kaq, vendësit e patën të pamundur për të shënuar një tjetër gol që do të shmangte humbjen.



