Kupa e Shqipërisë

“T’i vihemi Kupës”, Hoxha: Nuk kam qenë i qetë, ju tregoj pse

Alban Hoxha u zgjodh lojtari më i mirë i derbit Partizani-Dinamo. “Demat” fituan 1-0 dhe kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e përgjithshëm 2-1. Kapiteni ka shfaqur oshilacione këtë sezon, por sot ishte në formë shumë të mirë. Portieri 34-vjeçar foli pas ndeshjes për “Gol pas Goli” Supersport. 

Ne vuajtëm goxha, sepse ndeshja ishte 1-0. Frika është gjithmonë, megjithatë ndeshjet shijon shumë kur fitohen me vuajtje. Nuk ka qenë sezon shumë i mirë për mua, për shumë arsye. Nuk mund t’i ndaj me publikun.

Lojtarët kanë ulje dhe ngritje në karrierë. Rëndësi ka të mos kesh ulje të mëdha dhe të reagosh e të ringrihesh. Duhet të jesh shumë i qetë në aspektin mental, por unë nuk kam qenë shumë i qetë këtë sezon.

Besoj se i kemi lënë pas krahëve ndeshjet e kaluara. Ekipi po bën shumë mirë në ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës. Shpresoj të jetë një pikë kthesë për ne.

 

Kupa apo kampionati? Do t’i luftojmë të dyta, por unë them t’i vihemi Kupës. Me pak ndeshje arrin në finale. Nëse arrijmë Europën nga Kupa, do të jemi më të çliruar në kampionat.  

Besoj se jemi në grup shumë i mirë, pa probleme, shkojmë të gjithë shumë mirë. Të rinjtë japin maksimumin kur shohin që ne të vjetrit japim maksimumin.

Pse nuk kam qenë i qetë? Nuk kam prishur raport me njeri, asnjëherë. Nuk kam qenë i qetë për shkak të rezultateve. E nisa kampionatin me një gabim, më pas ndeshja me Egnatian ku luajta i dëmtuar. Kanë qenë ulje-ngritje, pritshmëria ka qenë më e madhe. Kur skuadra nuk fiton, barra bie dhe unë e vuaj shumë këtë pjesë.

Është e vërtetë që kam qenë i dëmtuar, e vuaj akoma edhe tani dëmtimin. Gjysmëfinalet? Jo, nuk kam asnjë preferencë. Shorti është short, ndoshta Teuta ose Vllaznia do ishin mirë për ne”, deklaroi portieri i Partizanit.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency