Tifozët e Arsenalit, në masë kundër Wengerit
88 për qind e anëtarëve të grupit “Arsenal Supporters Trust” kanë thënë se nuk e përkrahin trajnerin Arsene Wenger që të mbesë në krye të Arsenalit përtej sezonit aktual.
Anëtarët e AST-së patën takimin vjetor të hënën në Londër, pas humbjes 2 me 1 nga Brightoni të dielën. Para takimit, çdo anëtar u pyet nëse e përkrah Wengerin për trajner përtej sezonit 2017/18.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Ndoshta jemi në një kohë kur ndryshimi po vjen dhe sigurisht bordi dhe pronari duhet ta kuptojë këtë”, ka thënë Nigel Phillipps nga AST për SkySports.



