Tifozët e Chelsea zgjedhin 11-tëshen e preferuar, a ka vend për Brojën?!
Pas një disfatë të papritur në Zagreb ndaj Dinamos në premierën e Champions League që solli edhe shkarkimin e trajnerit Thomas Tuchel, Chelsea duhet të reagojë me patjetër në ndeshjen e dytë europiane ndaj Salzburg. Në këtë sfidë, do të debutojë në krye të “Bluve të Londrës” edhe tekniku Graham Potter i cili ka për detyrë të “shkundë” ekipin nga një start i dobët i sezonit të ri.
Por, duke qenë ende në njohje të futbollistëve të tij, fansat e Chelseat kanë menduar t’i japin një ide Potter për 11-tëshen që do të duhet të startojë ndaj Leipzig. Ajo që bie në sy është mungesa e Armando Brojës, vendi i të cilit është zënë nga Aubameyang me gabonezin që preferohet në sulm së bashku me Sterling dhe Pulisic.
Formacioni i preferuar i tifozëve të Chelsea për ndeshjen ndaj Salzburg:

Gjithsesi, vendimi në fund i takon trajnerit Potter dhe nëse drejtuesit e Chelseat zgjodhën pikërisht 47-vjeçarin, ishte edhe për besimin që ky i fundit duhet të tregojë ndaj të rinjve premtues si Broja, teksa Tuchel ishte duke ndjekur një tjetër strategji.



