Futboll

Tifozët e Galatasaray-t, llogari Icardit: Na lodhe me historitë e Wandës

Që kur iu bashkua Galatasaray-t në ditët e fundit të merkatos së verës, ka zbritur në fushë vetëm 28 minuta. Më shumë se për kontributin që ka dhënë në fushë, ka krijuar lajme për problemet e tij familjare. Referenca është për Mauro Icardin, i cili vetëm një ditë më parë shpërtheu në rrjetet sociale duke e etiketuar bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren tij, Wanda Nara, “karagjozen e botës”.

Me lajmet e përditshme “gossip” mbi marrëdhënien Nara-Icardi tashmë janë “ngopur” edhe tifozët e Galatasaray-t, që i kanë kërkuar llogari Mauros për rendimentin e dobët ose më saktë për padisponueshmërinë e tij për të dhënë kontribut në fushën e gjelbër.

“Mjaft! Le të flasim për objektivat e tu. Jemi lodhur duke dëgjuar historitë e Wandës dhe problemet tuaja gjatë gjithë kohës”. Ky është një nga komentet më të përsëritura nga tifozët verdhekuq. Këtë të shtunë, Galatasaray do të përballet në transfertë me Konyasporin, takim për të cilin është grumbulluar nga trajneri Buruk edhe Icardi. A do t’i reflektojë sërish problemet e tij familjare në fushë? Tifozët e ekipit nga Stambolli tashmë e kanë në shënjestër.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency