Tifozët e Juves: Alice, na e kthe Alvaron në Torino!
Kanë qenë të shumtë fansat që kanë komentuar një foto të Alvaro Moratas, ku sulmuesi aktual i Chelsea-t shfaqet me bashkëshorten e ti italiane, Alice Campello, e cila së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit. Nuk kanë munguar me komentet e tyre as tifozët e Juventusit, të cilët e kanë duartrokitur spanjollin kur luante me bardhezinjtë.

Pikërisht në këto ditë merkatoje, kur janë shtuar zërat për një largim të tij nga blutë e Londrës, fansat e Juves i luten Alices, që ta bindë bashkëshortin e saj për t’u rikthyer në Torino. “Na e kthe Alvaron se do të fitojmë Championsin! A nuk do të dojë që t’i rrisnit fëmijët në Torino?”. Vendimet e futbollistëve të rëndësishëm shpeshherë kushtëzohen edhe nga dëshirat që kanë bashkëshortët e tyre. Ky është rasti ku tifozët e Juves shpresojnë që ndërhyrja e Alices të ndikojë në karrierën e Alvaros.







