Kombëtare

Tifozët e kërcënojnë me jetë pas fitores 3-0, trajneri i kombëtares latine pranë dorëheqjes

Bolivia fitoi 3-0 ndaj Uruguait mbrëmjen e kaluar në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Katar 2022, sukses që mban kombëtaren amerikano-latine në lojë për një biletë në Botëror.

Në stol qëndron Cesar Farias prej gushtit të vitit 2019, detyrë nga e cila 48-vjeçari pritet të japë dorëheqjen në ditët e ardhshme.

Trajneri ka deklaruar pas triumfit me “tris” se ka marrë kërcënime me jetë nga tifozët e tërbuar pse venezueliani nuk ka ftuar në kombëtare një nga futbollistët e tyre të preferuar.

Farias nuk po e duron dot një situatë kaq të vështirë, aq më shumë prej faktit që tifozët nuk po kursejnë në vrerin e tyre as familjarët e tij.

Trajneri i Bolivisë është shprehur se do e mendojë seriozisht vazhdimësinë në stolin e kombëtares latine, teksa do të marrë një vendim përfundimtar pas takimit me presidentin e Federatës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency