Merkato

Tifozët e Marseille kundër mesfushorit të Romës, transferimi pezull…

Jordan Veretout nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe është pranë rikthimit te Marseille. Klubi francez ka arritur akordin me Romën mbi bazën e huazimit me detyrim blerjeje për shifrën e 10 milionë eurove.

Gjithashtu marsejezët kanë arritur marrëveshje edhe me mesfushorin për një kontratë 4-vjeçare me pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë së fundi kanë qenë tifozët e Marseille ata që kanë ngadalësuar transferimin, pasi kanë dalë kundër mesfushorit. Referuar disa sjelljeve të tij të mëparshme, tifozët e Marseille janë shprehur se Veretout nuk është i mirëpritur.

Drejtuesit e klubit francez janë ndalur momentalisht, megjithatë në ditët e ardhshme pritet të zgjidhet edhe kjo situatë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency