Conference League

Tifozët e Romës në radhë për një biletë, mbi 100 mijë kërkesa për sfidën e Leicesterin

Interes i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës për sfidën e kthimit më Leicester City-n në “Olimpico”, në gjysmëfinale të Conference League. “Corriere dello Sport” shkruan se mbi njëqind mijë tifozë po mbajnë radhën online për të përfituar një biletë për këtë ndeshje (5 maj), e fundit për verdhekuqtë para se të mbërrijnë në Tiranë (sigurisht nëse do të kualifikohen) për finalen e madhe (25 maj, “Air Albania”). Kujtojmë që kapaciteti i “Olimpicos” është për 72 698 persona.

Ka edhe pritshmëri të mëdha sigurisht edhe për ndeshjen e parë gjysmëfinale në Angli. Rezervimi i biletave online nis sot, nga ora 10:00. Tifozët do të përfitojnë një kupon, që më pas do t’u japë mundësinë të blejnë një bileta në Angli, në hyrjen e stadiumit, në një pikë të caktuar për tifozët verdhekuq.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency