Tifozët kërkojnë largimin e Messit dhe Neymar, Pochettino: Jam shumë i mërzitur
Lionel Messi dhe Neymar janë vënë në shënjestër të talljeve të tifozëve të Paris Saint-Germain gjatë ndeshjes kundër Bordeaux.
Ndërsa ka reaguar pas këtij episodi, trajneri i parizienëve, Mauricio Pochettino theksoi se ishte shumë i mërzitur nga çfarë kishte ndodhur.
“Çdokush që e do PSG-në është i mërzitur pas zhgënjimit në Madrid. Unë jam i mërzitur me çfarë përjetova sot. E kuptojmë zhgënjimin dhe inatin. Ne po e përjetojmë të njëjtën gjë si skuadër. E kemi për detyrë të mbajmë përgjegjësi për çfarë ndodhi.”-theksoi tekniku.
Ndonëse, PSG fitoi me rezultatin 3-0, dyshja u prit me inat nga mbështetësit e skuadrës së tyre, madje me Neymar u tallën keq kur shënoi golin e dytë të ndeshjes.



