Futboll

Tifozët maltezë nuk e harrojnë finalen e Championsit, lumë vërshëllimash ndaj Ramos!

Nuk është i panjohur fakti se në Maltë kampionati më i ndjekur është ai i Premier Legues angelze me Liverpoolin që renditet si skuadra e dytë më e dashur për vendasit pas asaj të Manchester United. Thënw  kjo mund të shtojmë faktin se në botën e futbollit që shpesh e ka memorien e shkurtër aspektet negative nuk shuhen lehtë prej saj. E di mirë një fakt të tillë Sergio Ramos, që pavarëisht faktit se është një prej lojtarëve mw fitimtarë në histori këtë sezon e ka jetuar i ndjekur  nga fishkëllimat dhe episodi më i fundit në këtë drejtim u shënua pikërisht në ndeshjen e kombëtareve për Euro 2020 përballë përfaqësues së Maltës.

Maltw-Spanjw, ishte impenjimi i dytë për këto kualfikuese të kapitenit të  La Rojas. Një garë që u menaxhua pa shumë vështirësi nga lojtarët e Luis Enriques, që çuan në shtëpi tre pikët e fitores falë një dygolëshi të Moratas në një mbrëmje pa emocione të veçanta dhe  për ta fiksuar të tillë në memorien e Sergio Ramos menduan tifozët vendas që në shakllët e stadiumit “Ta Qali” e kanë mbuluar performcanën e 32-vjeçarit me vërshëllima të pafundme. Mbrojtësi i Real Madridit ka shkakatuar njw reagim zinxhir të tifozëve që kur spikeri lajmëroi emrin e tij çka vazhdoi për 90 minuta.

Siç mund të mendohet referuar asaj që thamë në fillim motivi ka qënë një dhe i vetëm influenca e madhe e Premier Leagues angelze në ishullin maltez me tifozët vendas që nuk e kanë harruar ende finalen e fundit të Championsit dhe daljen e Mohamed Salah nga fusha për shkak të Ramos. Kjo nuk është hera e parë që finalja Championsit ndaj Liverpooolit ka sjellë reagim të ashpër ndaj Ramos edhe në impenjime të tjera, duke e bërë atë protagonist të polemikave dhe vërshëllimave. Mesa duket antipatia që ndjejnë për të tifozët e The Reds është e destinuar të vijojë në kohë edhe në vende të tjera, ndaj kur bëhet fjalë për futbollin e mbretërisë së Bashkuar siç thonë anglezët, “Zoti të ruajë mbretëreshën”, por tanimë edhe Sergio Ramos.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency