Kategoria e Parë

Tirana 3 pikë në Fushë Krujë, Bylisi kalon 2-0 me Shkumbinin

Nuk ndalen skuadrat kryesuese në javën e 10-të të Kategorisë së Parë. Në Grupin A, nga tri ndeshje përfunduan vetëm dy, pasi Tërbuni – Besëlidhja u ndërpre për shkak të motit të keq. Korabi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi me Erzenin, ndërsa Kastriotit i mjaftoi një gol për të mposhtur minimalisht Burrelin.

Në Grupin B Tirana e siguroi që në pjesën e parë fitoren 0-3 me Ilirinë e Fushë Krujës, ndërsa Bylisi bëri detyrëm diu iu imponuar me rezultatin 2-0 Shkumbinit. Në Kuçovë sfida mes Naftëtarit dhe Turbinës përfundoi në barazim 0-0, Apolonia fitoi 0-2 në fushën e Shënkollit, ndërsa Pogradeci kaloi 3-1 Tomorin.

Në Grupin A vazhdon të kryesojë bindshëm Besëlidhja me 26 pikë, ndërsa Tirana ruan diferencën prej katër pikësh me Bylisin.

 

 

 

Grupi A

Tërbuni-Besëlidhja 0-0 (e ndërprerë)

Korabi-Erzeni     1-1

Kastrioti-Burreli 1-0

E diel

Dinamo – Besa

Vllaznia B – Egnatia

 

Grupi B

Bylis-Shkumbini      2-o

Naftëtari-Turbina      1-1

Iliria-Tirana                0-3

Shënkolli-Apolonia 0-2

Pogradeci-Tomori     3-1

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency