Lajme

Tirana barazon 2-2 me Renovën në testin e parë miqësor

U mbyll në barazim 2-2 testi i parë miqësor i Tiranës kundër Renovës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik, që po zhvillohen në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Trajneri Ardian Mema u u dha mundësinë e aktivizimit të gjithë futbollistëve, duke luajtur me dy formacione të ndryshme në të dy pjesët. Gentian Muca me 11-metërsh në pjesën e parë dhe një autogol pas krosimit të Hoxhallarit në fraksionin e dytë ishin rrjetat e realizuara nga bardheblutë.

Ilirid Dema dhe Fisnik Zuka ishin autorë të golave të Renovës. Më shumë se rezultati, për stafin teknik kishte rëndësi qasja e skuadrës në fushën e blertë, për kuptuar më mirë formën e futbollistëve dhe cilësinë e tyre.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency