Tirana dhe Kukësi me sulmin më të mirë në 2019-ën!
Futbolli ka një qëllim, i thjeshtë në koncept , i vështirë për t’u kthyer në realitet ” të realizosh gjithmonë më shumë se kundërshtari”, domethënë qëllimi kryesor është ta dërgosh topin në rrjetë, natyrisht pa humbur ekulibrat. Kategoria Superiore nuk është një oaz golash e spektakli pafund, po ka skuadra që janë ndërtuar më mirë në sistemin sulmues dhe për të evidentuar se kush e ka bërë më mirë dhe kush më pak mirë në vitin 2019 kemi listuar golat e realizuar nga 8 ekipe të Superiores, duke përjashtuar Bylisin e Vllazninë sepse në 5 muajt e parë të vitit kalendarik ishin pjesë e inferiores. Tirana me Michael Ngoo, Edon Hasanin, Cobbinah, Calen, Halilin e Torassën është sebashku me Kukësin sulmi më i mirë i kampionatit për 2019-ën me 52 gola të realizuar. Në krye qëndrojnë edhe blutë verilindorë me të njëjtën kuotë golash, 52.
Nga janari deri në maj kishin Valdet Ramën, Reginaldon e Shkurtaj, në edicionin aktual, Shkurtajn e kanë akoma aty, ndësa largimet e mozambikasit e Ramës, janë plotësuar nga afrimet e Kristal Abazajt e Gavazajt që ka shënuar pak, por i është shtuar dëshira e Rrocës për të finalizuar aksionet. Më pas vjen Partizani kampion në fuqi, në pjesën e parë të vitit sulmi kishte BAM-in. Bardhi-Asani-Mala, ndërsa tashmë iu shtua edhe Solomon, 46 gola në 2019-ën për të kuqtë. Në pozicionin numër 4 ndodhet Laçi. Me një superyll si Kirian Nwabueze autor i 14 golave në këtë edicion, shifrat e bardhezinjve u rritën ndjeshëm duke e shënuar gjithsej 44 në këtë vit. Skënderbeu me Bregun, Gripshin e Krasniqin ka shënuar 41 gola dhe gjëndet në vendin e 5-të. Flamurtari përpos problemeve, sidomos sezonin e shkuar ka qënë një skuadër që e gjente rrjetën me një rregullësi të pëlqyeshme, falë Ribajt e Sukajt dhe me gjtihsej 33 gola ka të njëjtën kuotë sa Teuta që ka pretendime madhore. Sulmi ka qënë thëmbra e akilit, nuk ka funkionuar as me Busic e as me Nikac ky i fundit i sapo larguar. Renditjen e mbyll Luftëtari me 31 gola, që nga janari deri në maj kishte Dungën, më pas vështirë të analizosh fazën sulmuese të gjirokastritëve ku edhe Fili nuk ka luajtur rregullisht.
Renditja e sulmit 2019
Tirana 52 gola
Kukesi 52 gola
Partizani 46 gola
Laci 44 gola
Skenderbeu 41 gola
Flamurtari 33 gola
Teuta 33 gola
Luftetari 31 gola



