Kategoria Superiore

Tirana-Dinamo/ Sfida e trofeve, bardheblutë superiorë ndaj rivalëve të qytetit

Tirana pret në kampionat Dinamon, ndërsa duke lënë mënjanë përballjen në Kupë, duket se kjo sfidë risjellë emocione të mëdha pasi është e para herë pas rikthimit të bluve në Superiore pas plotë nëntë viteve. Brenda kësaj sfide ka shumë histori duke qenë se bëhet fjalë edhe për dy nga klubet më të titulluara në vend.

Këtë e vërtetojnë edhe shifrat, teksa së bashku, të dyja skuadrat numërojnë plot 86 trofe. Superiore në këtë aspekt është Tirana me 53 trofe në total, ndërsa Dinamo është ndalur në kuotën e 33 trofeve gjatë historisë së saj. Bardheblutë nga 53 trofe në total numërojnë 25 të tillë në kampionat, ndërsa Dinamo është në kuotën e 18 trofeve.

Ndërkohë, në Kupë sërish është Tirana favorite me 16 trofe ndaj 13 të Dinamos, ndërsa në Superkupë diferenca është edhe më e madhe teksa bardheblutë kanë 11 trofe, ndërsa blutë vetëm 1. Sakaq, në këtë total përfshihet edhe një titull i marrë nga bardheblutë në Kategorinë e Parë, ndërsa në këtë aspekt, Dinamo nuk ka fituar titullin në inferiore.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency