Kategoria Superiore

Tirana do sulmues, ikën goditja e madhe e verës!

U transferua me shumë bujë në merkaton e verës, madje të gjithë menduan se ai do të ishte zgjidhja e të gjithë problemeve në sulm për Tiranën. Por kur ka përfunduar vetëm gjysma e kampionatit sipas të gjitha gjasave do të përfundojë edhe aventura e Dejan Blazhevskit me bardheblutë. Sulmuesi maqedonas me 10 paraqitje dhe 3 gola të realizuar në këtë kampionat nuk ka dhënë atë që prisnin drejtuesit e klubit 24-herë kampion, për më tepër që Blazhevski është aktivizuar rregullisht vetëm në periudhën që Tirana drejtohej nga Ze Maria pasi me Ardian Memën nuk ka patur një raport të mirë, me trajnerin që nuk e ka preferuar ta aktivizojë lojtarin në ndeshjet e fundit. Në fillim të javës së ardhshme do të zyrtarizohet edhe largimi i Dejan Blazhevskit nga Tirana me sulmuesin që pritet të firmosë me një nga skuadrat më të mira të kampionatit maqedonas, ndërkohë që bardheblutë që tani kanë hyrë në merkato për të gjetur një bomber.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency