Featured

Tirana e pafat, mëson 5 kundërshtarët e shortit të Champions/ Mision i vështirë edhe për Ballkanin

Ditën e martë, kampionët e Abissnet Superiore, Tirana, mësojnë kundërshtarin në raundin e parë kualifikues të Champions League. Një ditë para shortit, kundërshtarët e mundshëm të bardhebluve janë reduktuar në pesë të tillë, teksa kryeqytetasit duke qenë të shortuar në vazon e skuadrave jo favorite do të përballen me klube të një shkalle vështirësie të lartë.

Kështu, Ferencvaros (Hungari), ish-skuadra e Uzunit, Ludogorets (Bullgari), Cluj (rumani), Maribor (Slloveni) dhe Dudelange (Luksemburg) janë skuadrat e mundshme me të cilat Tirana duhet të luftojë në aventurën e saj europiane. Të gjitha skuadra me eksperiencë në Europë, teksa të besuarit e trajnerit Orges Shehi do t’iu duhet të kryqëzojnë gishtat për një përballje me Dudelange, ekipin nga Luksemburgu.

Nga ana tjetër, edhe Ballkani kampion në Kosovë ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në shortin e së martës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ilir Daja mund të përballet me një prej Malmo, Bodo/Glimt, Helsinki, Neë Saints dhe Zalgiris.

Kundërshtarët e mundshëm në short për Tiranën dhe Ballkanin:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency