Kategoria Superiore

Tirana e papërmbajtshme, siguron edhe futbollistin e Kombëtares

Tirana nuk ndalet në merkato. Pasi siguroi firmën me Kristi Vangjelin, i cil do t’i bashkohet skuadrës bardheblu për çështje ditësh, një tjetër lojtar i Kombëtares Kuqezi do të vihet nën urdhrat e Ardian Memës.

Bëhet fjalë për Andi Lilën, futbollistin polivalent që ka vendosur me sa duket ta mbyllë karrierën në Shqipëri me 24 herë kampionët e Shqipërisë.

Pikërisht gjatë eksperiencës së tij të parë me bardheblutë ka fituar titullin kampion (2008-2009) dhe Kupën e Shqipërisë (2010-2011).

Lajmi nuk është ende zyrtar, por burime pranë presidencës së Tiranës sigurojnë se Lila praktikisht është një futbollist i bardheblu.

Një tjetër vlerë e shtuar në organikën e kryeqytetasve, që me lëvizjet e shumta dhe cilësore gjatë kësaj merkatoje vere hedhin kandidaturën si rivalë të fortë për trofetë në vend, kampionatin dhe Kupën.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency