Kategoria Superiore

Tirana firmos me mesfushorin 27-vjeçar, ka luajtur për Vardarin

Tirana shton organikën me një tjetër futbollist, që vjen nga Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për mesfushorin Filip Najdovski, i cili dy sezonet e fundit është aktivizuar me Vardarin e Shkupit. Najdovski është 27-vjeç dhe në të kaluarën ka qenë pjesë përfaqësueseve U-19 dhe U-21 të Maqedonisë së Veriut, ku është aktivizuar në total më 14 ndeshje. Futbollisti, pasi kaloi testet mjekësore, firmosi kontratën dhe u nis menjëherë drejt Pogradecit, për t’u vënë nën urdhrat e Emanuel Egbosë.

Njoftimi i Tiranës:

“Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Filip Najdovski. Mesfushori me tipare sulmuesi ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. 27-vjeçari i është bashkuar sot skuadrës në Pogradec, ku po zhvillohet faza përgatitore. I urojmë suksese me fanellën e re. #forcatirona!”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency