Basketboll

Tirana fiton derbin me Partizanin

Derbi i madh i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit i mungon futbollit, megjithatë është i pranishëm dhe po dhuron emocione në basketbollin e meshkujve. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mes dy rivalëve të përjetshëm u mbyll me triumfin e bardhebluve që për hapësirën më të madhe kohore e dominuan takimin

Ne fillim të periodës së parë ishin të besuarit e trajnerit grek Dukas, më të saktë, megjithatë në fragmentet përmbyllëse Partizani forcoi mbrojtjen dhe arriti që ta barazonte takimin me rezultatin 18-18. Në segmentin e dytë Tirana filloi të krijonte diferencën që do të rezultonte vendimtare.

Shkëputja e Tiranës u zgjerua edhe më shumë në fraksionin e 3-të, duke e bërë të parikuperueshme distancën për demat. Perioda përmbyllëse ishte thjesht një administrim nga ekipi i Antonios Dukas.

Të kuqtë ishin krejtësisht të pafuqishëm për t’iu kundërvënë lojës së basketbollistëve të Tiranës, që të udhëhequr nga kapiteni Erkand Karaj, e mbyllën këtë derbi me fitoren e thellë 88-68. Suksesi i 12-të në këtë kampionat për bardheblutë, të cilët vijojnë të kryesojnë dhe me të drejtë konsiderohen si skuadra favorite për të fituar titullin kampion.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency